Reshje të dendura shiu në Kukës, rënie gurësh dhe ndërprerje energjie në disa zona

Ditën e sotme, i gjithë territori i qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar deri në të lartë.

Situata ka krijuar presion të vazhdueshëm në rrugët nacionale, ku vijon rënia e gurëve, inertesh dhe dherave, duke shtuar rrezikun për drejtuesit e mjeteve.

Subjektet kontraktore janë në terren dhe po punojnë gjatë gjithë kohës për pastrimin e tumbinave, si edhe për eliminimin e problemeve të shkaktuara nga reshjet. Pavarësisht vështirësive, të gjitha akset rrugore nacionale mbeten të qarkullueshme.

Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohen emergjenca apo situata që paraqesin rrezik të menjëhershëm për banorët.

Ndërkohë, furnizimi me energji elektrike paraqet probleme në disa njësi administrative, ku mungesa e energjisë vazhdon në fshatin Mamëz dhe njësitë Kolsh e Surroj të bashkisë Kukës, si edhe në Tropojë e Vjetër, Fierze, Llugaj, Margegaj dhe në fshatin Zarisht të njësisë Fajza në bashkinë Has.

Furnizimi me ujë të pijshëm vijon sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës. 

FOTOT E MBERRITURA NE REDAKSI: