Epidemia e vjedhjeve, kërkon masa ekstreme

Nga Ylli Dylgjeri

Mashtrimet dhe skandalet e Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS), përfshijnë një sërë ngjarjesh dhe veprimtarish që kanë ndikuar politikën dhe shoqërinë shqiptare gjatë viteve.

Ka ardhur koha që SPAK të stacionohet në institucionet Shqiptare. Në Kryeministri, Ministri, në institucionet e pavarura e kudo ku ka administratë që emëron PS-ja dhe Edvin Rama. Bilbil-fryrësit në zyra dështuan. Nuk fryjnë më. Vjedhjet kanë marrë dhenë...PS e ka çuar shtetin prapa.

Siç po venë ngjarjet dhe raportimet në media, KLSH e kudo në Administratë, o kanë vjedhur, o po vjedhin, o do të vjedhin. Nuk u rru...et fare. As skuqen e as zverdhen, as nxihen!

Po s'vodhe sot je demode. Kanë vjedhur aq shumë sa pas shprehej së Ramës "se hanë mollë e dardha" pas kurrizit tim, i bie që Shqipëria del të jetë prodhuesi ose importuesi më i madh i frutave në Rajon.

Ndaj, nuk ka më kuptim që të shkojnë Titullarë e vartësit në zyrat e SPAK!

Të bëhet e kundra. SPAK të hapë zyra në Institucionet ku tenderohen paratë publike. Aty të jenë të lidhur on line me Komisionet e Tenderimeve dhe me kufje në vesh të dëgjojnë komunikimet e Ministrave me vartësit. Nuk ja dilet ndryshe. Pas kësaj të bëhen ndalime arrestime, e dezifektime. Vetëm kështu zhduket epidemia e vjedhjeve...

Në Hong Kongun e viteve 80,

ku korrupsioni ishte alarmant, Britanikët krijuan një trupë kontrolloresh të ekselencës, me grada policore( Kontroll Shteti me grada policore) dhe aty ku konstatohej vjedhje hidheshin prangat, rrafshohej pallati pa leje, ose që kishte shkelur projektin. Vetëm kështu u bë Hong Kongu, dragua i Azisë. Përndryshe, këtë vend do ta hanë minjtë dhe të gjithë brejtësit që rriti sistemi dhe Rilindja në këto vite.