ZONAT/ Rrëshqitje masivi shkëmbor në Bovillë, gjysma e Tiranës nuk do të ketë ujë

Reshjet e fundit, duket se do të sjellin problem edhe në lidhje me furnizimin me ujë të kryeqytetit.

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT) njoftoi sot se një rrëshqitje masivi shkëmbor pranë digës së Bovillës ka dëmtuar tubin kryesor të furnizimit DN 900, duke shkaktuar kufizime të përkohshme në shpërndarjen e ujit të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.

Sipas UKT, kufizimet në furnizim do të prekin këto zona:

Qendër

Laprakë

21 Dhjetori

Ish-Parku

Tirana e Re

Blloku

Yzberisht