Ironia/ Dervishi: Shtetet përfaqësohen me flamuj, Shqipëria me ... Altin Dumanin

Analisti Lutfi Dervishi ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas publikimit të një fotoje nga një konferencë ndërkombëtare në Bruksel, ku shtetet pjesëmarrëse ishin përfaqësuar me flamujt e tyre zyrtarë, me përjashtim të Shqipërisë.

Në vend të flamurit kuqezi, pala shqiptare ishte identifikuar vetëm me një tabelë ku shkruhej emri i kreut të SPAK, Altin Dumani. Ky detaj ka ngjallur debat dhe komente të shumta në opinionin publik.

‘Konferenca ndërkombëtare ku shtetet përfaqësohen me flamuj, dhe Shqipëria vetëm me një emër: Altin Dumani,’ shkruan Dervishi, duke nënvizuar me ironi ironi situatën e pazakontë.

.