Hajdutë plaçkitin vilën e Jamie Vardy-t në Garda, 100 mijë euro dëm

Një surprizë shumë e hidhur për Jamie Vardy-n. Sulmuesi i Cremonese-s ka qenë viktimë e hajdutëve. Vila e sulmuesit anglez në Salò, pranë liqenit të Gardës, është grabitur nga një bandë keqbërësish. Të paktën tre persona, duke përfituar nga mungesa e legjendës së Leicester-it që mbërriti në Itali verën e kaluar dhe e familjes së tij, të dielën kanë thyer një dritare dhe kanë vjedhur orë me vlerë, bizhuteri dhe para ‘cash’.

Sipas vlerësimeve të para, plaçka e grabitjes kap shumën e rreth njëqind mijë eurove. Ngjarjen po e hetojnë karabinierët e Salò-s. Sipas hetuesve, banda ka ndjekur lëvizjet e sulmuesit 38-vjeçar, të bashkëshortes dhe të fëmijëve të tij, dhe e dinte që do të gjente shtëpinë pa asnjë person brenda sepse lojtari ishte i angazhuar në ndeshjen e pasdites kundër Romës.