‘Me SHBA në krah, Shqipëria ka vetëm një rrugë përpara’/ Bardhi pret VanHorn: Jo qeveri e karteleve të drogës…

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka pritur në takim ditën e sotme, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA, znj. Nancy VanHorn.

‘Ndava qëndrimin tonë mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe regresin shqetësues të Shqipërisë në raport me standardet demokratike. Për fat të keq, gjatë këtyre 12 viteve, Shqipëria është drejtuar nga një qeveri partnere e krimit të organizuar dhe e karteleve të drogës. Kjo qeveri qendron në pushtet përmes parave të pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit’, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i çmuar i Shqipërisë dhe ne jemi me fat që i kemi patur gjithmonë në krah, në çdo etapë të ekzistencës së shtetit shqiptar.

Sot, gjatë takimit me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA, znj. Nancy VanHorn, ndava qëndrimin tonë mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe regresin shqetësues të Shqipërisë në raport me standardet demokratike.

Për fat të keq, gjatë këtyre 12 viteve, Shqipëria është drejtuar nga një qeveri partnere e krimit të organizuar dhe e karteleve të drogës. Kjo qeveri qendron në pushtet përmes parave të pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

E vetmja rrugë që e çon përpara Shqipërinë si një vend i zhvilluar dhe si partner i denjë i SHBA është lufta reale ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nga një qeveri, e cila del  nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.