Drejtori i PSG-së zbulon objektivat afatgjata: Shpresojmë të mos paguajmë më shuma të mëdha për transferime
Në një intervistë të kohëve të fundit, drejtori sportiv, Luis Campos, zbuloi qëllimet afatgjata të kampionit francez dhe evropian, Paris Saint-Germain.
Sipas këshilltarit sportiv, klubi i Ligue 1 shpreson të ndalojë shpenzimin e shumave të mëdha të parave në tregun e transferimeve për të blerë lojtarë.
"Qëllimi afatgjatë? Shpresojmë të ndalojmë së paguari shuma të mëdha parash në tregun e transferimeve", ka thënë fillimisht Luis Campos për “Canal Supporters”.
“Dhe të kemi një ekip me më shumë lojtarë nga akademia jonë dhe rajoni i Parisit", përfundoi drejtori sportiv i PSG-së.
PSG vitet e fundit ka ndalur shpenzimet e mëdha, pasi këtë verë ka bërë vetëm dy transferime.
Ilya Zabarny i ka kushtuar 63 milionë euro për ta blerë nga Bournemouth, teksa Lucas Chevalier nga Lille ka kushtuar 40 milionë euro.