Tërmet Peçi del nga SPAK, mbyll gojën para gazetarëve

Ish-kryebashkiaku i Tepelenës dhe deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi, është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Pas daljes, ai u pyet nga gazetarët lidhur me arsyet e paraqitjes së tij, por Peçi nuk preferoi të japë asnjë detaj.

Peçi mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10, ndërsa nuk është bërë publik akoma ndonjë informacion se për çfarë është thirrur deputeti i Rilindjes.

Në prill të këtij viti Partia Demokratike depozitoi në SPAK një kallëzim për ish-kryebashkiakun e Tepelenës.

Avokatja Adriana Kalaja e ka kallëzuar Tërmet Peçin për korrupsion dhe abuzim me tenderat e rindërtimit, duke përmendur një aferë që arrin deri në 66 milionë euro.

Ndërkohë që denoncimi publik mbi të dhënat e emisionit PLUG është bërë nga Arben Ristani.