NBA/ Detroit dhe Toronto vazhdojnë dominimin në Konferencën e Lindjes
Konferenca e Lindjes në NBA nuk ka qenë kurrë më parë kaq e dominuar sa këtë sezon.
Detroit falë 13 fitoreve radhazi dhe Toronto falë 8 të tillave po radhazi vazhdojnë që të përjetojnë një moment të mirë pasi mbrëmjen e kaluar kanë mundur respektivisht Indiana-n dhe Cleveland-in.
Po mbrëme spikati edhe humbja e Minnesota-s, e cila shpërdoroi avantazhin e krijuar falë 43 pikëve të Anthony Edwards përballë Sacramento-s, e cila i mundi në kohën shtesë.
Denver fitoi në Memphis falë një tjetër paraqitejeje spektakolare të Nikola Jokiç.
Ndërsa edhe Miami iu gëzua fitores duke mundur Dallas-in.
Rezultatet
Indiana-Detroit 117-122
Toronto-Cleveland 110-99
Brooklyn-New York 100-113
Miami-Dallas 106-102
Memphis-Denver 115-125
Milwaukee-Portland 103-115
New Orleans-Chicago 143-130
Phoenix-Huston 92-114
Golden State-Utah 134-117
Sacramento-Minnesota 117-112 (në shtesë)