Inerte në rrugë dhe familje pa energji elektrike,ja si paraqitet situata në qarkun e Korçës
Pasojat e motit të keq vijojnë të jenë ende aktive në qarkun e Korçës, ku disa akse rrugore vijojnë të ketë inerte të rrugë ndërsa në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike.
Në Bashkinë Maliq vijon puna për normalizimin e situatës. Në aksin rural Lozhan–Mesmal, po punon fadroma për largimin e inerteve nga shtrati i rrugës. Paralelisht, po punohet intensivisht për mbylljen e çarjes në argjinaturën e lumit Devoll.
Në bashkitë e tjera të qarkut vijon puna për normalizimin e situatave problematike, por nuk raportohen problematika të reja.
Ndërkohë në aksin Qafë Plloçë – Qukës, kontraktori vijon punën për largimin e inerteve nga shtrati i rrugës.
Aktualisht 50 abonentë janë pa energji elektrike, pasi NST Rehovë është pjesërisht në punë.