Deputeti rilindas dhe ish kreu i bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi paraqitet ne SPAK

Ish kryetari i Bashkisë Tepelenë i zgjedhur nga Rama si deputet Tërmet Peçi, është paraqitur në SPAK këtë mëngjes.

Peçi mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10, ndërsa nuk është bërë publik akoma ndonjë informacion se për çfarë është thirrur deputeti i Rilindjes.

Në prill të këtij viti Partia Demokratike depozitoi në SPAK një kallëzim për ish-kryebashkiakun e Tepelenës.

PD e ka kallëzuar Tërmet Peçin për korrupsion dhe abuzim me tenderat e rindërtimit, duke përmendur një aferë që arrin deri në 66 milionë euro.