Harron çfarë kishte shkruar më parë/ Habit eksperti Çoçoli, mbron vjedhjen me Tunelin e Llogarasë

Në një debat në studion e emisionit të mëngjesit ”Kafe Shqeto”në syri tv mbi tenderin e shumëdiskutuar të tunelit të Llogarasë, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli u gjend në një pozitë të vështirë kur u përball me deklaratat e tij të mëparshme, të cilat binin ndesh me argumentin që po mbronte gjatë bisedës.

Eksperti,  deklaroi prerë se në rastin e tunelit të Llogarasë nuk ka një aferë korruptive. Për të mbështetur këtë qëndrim, ai tërhoqi një paralele me ndërtimin e “Rrugës së Kombit” në vitin 2007, ku sipas tij, "barazia në tender u shkel në mënyrë flagrante" për t'i dhënë projektin kompanisë amerikane Bechtel. Ai e justifikoi këtë veprim si një vendim strategjik për një "arsye madhore shtetërore".

Duke ndjekur të njëjtën linjë arsyetimi gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, ai argumentoi se edhe për tunelin e Llogarasë ishte bërë një zgjedhje e ngjashme strategjike, duke përzgjedhur një kompani nga një "shtet mik". Ai madje lidhi këtë vendim me ndihmën që ky shtet i dha Shqipërisë, duke përmendur se "presidenti i një vendi na dha 1 milion vaksina në ditën tonë më të errët të pandemisë". Sipas tij, ky fakt justifikon përzgjedhjen e kompanisë pa një garë të hapur, ngjashëm me rastin e Bechtel.

Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur kur gazetari Julian Hoxhaj e përballi ekspertin me një artikull të shkruar prej tij në 27 mars 2018. Në atë shkrim, eksperti kishte kritikuar ashpër pikërisht projektin që sapo e kishte përdorur si shembull pozitiv. Ai e kishte cilësuar “Rrugën e Kombit” si një projekt "të ndërtuar shumë keq", me kosto mirëmbajtjeje dhe kosto totale tejet të larta, duke denoncuar se kostoja për kilometër kishte shkuar nga 5 milionë euro në 22 milionë euro.

I vënë përballë kontradiktës së qartë mes qëndrimit të tij aktual dhe kritikave të së shkuarës, eksperti u përpoq të justifikohej duke pohuar se pavarësisht "të metave" dhe kostos prej mbi 1 miliard euro, “Rruga e Kombit” e kishte justifikuar veten duke afruar Kosovën me Shqipërinë. Megjithatë, ky argument nuk arriti të fshinte faktin se ai po përdorte si model pozitiv një projekt që vetë e kishte demaskuar vite më parë për kosto abuzive dhe cilësi të dobët.

Diskutimi në studio:

Fatos Çoçoli: Shkrimet e mia janë një mendim dhe jo një oponencë, janë një mendim që unë kam për gjërat ekonomike që po shkojnë deri tani tek vendi jonë. Dhe ka dhe shpreh shqetësimet e mia i dashur, kaq. Nuk rekem as të bëj oponencë, as të bëj fresk për ndonjë parti politike apo ndonjë forcë politike. Nuk është në natyrën time.

Flavio Qarri: Dakord. E kuptoj, shumë mirë. Po jo, ju. Çoçoli, Çoçoli, arsyeja pse të ftuam dhe donim ta bënim këtë diskutim është sepse deri në këto momente, emisioni Plug ka qenë i pari dhe i vetmi që ka zbërthyer të gjithë aferën e tunelit të Llogarasë. Kemi gjurmuar çdo qindarkë, Juli se unë, unë bëj si Velinë te ky emision dhe është shumë dakord edhe kaq. Çështja është që dimë ku është çdo qindarkë. Në një moment artikulli juaj si ekspert ekonomie na u duk shumë interesant për ta diskutuar dhe për ta vënë përballë gjetjeve që ka emisioni Plug. Ndaj...

Fatos Çoçoli: Ju faleminderit për ftesën.

Flavio Qarri: Pikërisht. Në çështjen e gjuetisë së shtrigave për tunelin e Llogarasë. Po ju, po jua filloj me një pyetje të thjeshtë. Për ju ka aferë apo s'ka aferë aty?

Fatos Çoçoli: Do të përgjigjem unë i pari apo Juliani meqënëse i ke dhe aty?

Flavio Qarri: Tani unë të pyeta ty. Mos u merr me moderimin, merru me ekonomizimin.

Fatos Çoçoli: I kërkoj... Jo shiko, ti Velinën e bën në mënyrë kryevepër. Se përveç që është një gazetar race, mos i fusim ato gjëra sepse edhe më urove për ditëlindjen...

Flavio Qarri: Ka aferë apo s'ka aferë Çoçoli? Jam, jam gjithë mjaltë aty. Nuk ka aferë apo s'ka aferë?

Fatos Çoçoli: Nuk ka aferë. Për tre arsye. Në qoftë se dëshiron t'i dëgjosh tre arsyet.

Flavio Qarri: Nuk ka aferë thotë. Jepi.

Fatos Çoçoli: Faleminderit. E para, të kujtohet i dashur Flavio 2007-ta? Neve bëmë një tender për rrugën e kombit dhe shumë mirë bëmë që e bëmë. Dhe barazia në tender aty u shkel në mënyrë flagrante dhe shumë mirë bëmë që e shkelëm në mënyrë flagrante. Pse? Se ja dhamë një kompanie me emër në mbarë botën që ishte amerikane. Amerikane. Kjo është arsyeja e parë. Pra, mund të shkelësh barazinë në tendera, dikush edhe mund të shikojë të bërë në kashtë, të flasim një problem, le ta shikojë, por kur bëhet për një arsye madhore shtetërore siç ishte në atë rast Beteli, favorizimi i Betelit, patjetër dhe shumë mirë bëmë që e bëmë. Ti e di që ai tender nga 280 milionë euro të asaj kohe, shkoi diku aty te 600 e ca milionë. Pra u trefishua. Shumë mirë u bë sepse ishte tuneli i Thirrës një nga veprat më të vështira që kemi realizuar. Vepër madhore publike që sot vazhdojmë t'i shijojmë si të thuash lezetin e atyre pareve të harxhuara. E njëjta gjë gjykoj si ekonomist, i dashur Flavio, që po ndodh dhe me tunelin e Llogarasë. U përzgjodh një kompani jo e vendit që për të cilin interesohej presidenti i një vendi që na dha 1 milion në ditën tonë më të errët të pandemisë, 1 milion vaksina. Këtë nuk duhet ta harrojmë asnjëherë. Siç u përzgjodh në 2008-ën apo 2007-ën pa tender real Bechteli, kompania e famshme amerikane, shumë mirë bëmë që e përzgjodhëm, edhe tani them shumë mirë bëmë që morëm një kompani të një shteti mik.

Flavio Qarri: Një sekond, një sekond, të lutem, të lutem. Çoçoli, një sekondë vetëm, një sekondë. O Çoçoli, të lutem ta bëjmë pak dinamike këtë gjë. Sapo thatë, sapo thatë të kundërtën e asaj që keni shkruar në 27 mars 2018 për rrugën Durrës-Morinë, e mbi quajtur rruga e kombit që është ndërtuar shumë keq. Ju sapo kundërshtuat...

Fatos Çoçoli: Edhe njëherë, nuk është e kundërta.

Flavio Qarri: Sapo kundërshtove veten mo. Sapo the projekti shumë keq, mirëmbajtja shumë keq, kosto shumë keq edhe pse... Edhe pse ishte 5 milion euro për kilometër kemi shkuar te 22. Eshtë bërë një rrugë në nxitim e sipër dhe...

Fatos Çoçoli: I dashur Flavio, ajo rrugë që na kushtoi mbi 1 miliard euro e ka justifikuar veten, sepse mori Kosovën, e solli më shpejt në turizëm. Kosovarët fluturojnë nga Rinasi, prandaj ajo rrugë me gjithë të metat që ka, me gjithë...

Flavio Qarri: Po jo pra, një sekondë, mos ma ndrysho live, mos ma ndrysho live se sapo të kapa gafë. Të lutem tash, unë vdes t'i kap njerëzit gafë, është hobi im...