Elbasan: Pritet njoftimi i HEC Banjë për shkarkimet, ndërsa prurjet mbeten normale
Në qarkun Elbasan gjatë natës nuk janë shënuar reshje shiu. Sipas raportimeve nga terreni, situata paraqitet pa probleme, ndërsa prurjet e lumenjve dhe përroskave janë në nivele mesatare.
Aktualisht pritet njoftimi zyrtar nga HEC Banjë për sasinë e shkarkimeve të planifikuara për ditën e sotme, pasi mbledhja e brendshme vijon ende.
Deri në publikimin e të dhënave, zonat poshtë kaskadës, veçanërisht Sulova, po mbahen nën monitorim për çdo ndryshim të mundshëm të nivelit të ujërave.
Nuk raportohet për situata problematike deri në këto momente.