'Na gjeti Bela-ja.. hap krahun! Palloshi dhe Lubia'/ Protesta e opozitës, mesazhet përmes pankartave
Qytetarët u mblodhën në foltoren e rradhës para kryeministris organizuar nga opozita. Me anë të disa pankartave, qytetarët kanë përcjellë edhe mesazhet e tyre si dhe denoncuar aferat e rënda korruptive të Ramës e Ballukut dhe kërkuar dorëheqjen.
Disa nga mesazhet e protestuesve në pankarta janë:
'Bela hap krahun'
'Na gjeti Bela-ja.'
'Nëse vjedh një bukë të fusin në qeli, nëse vjedh në popull, të japin ministri'
';Palloshi dhe Lubia'
Dy protestues kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe qytetarëve me një detaj ironik. Ata ishin ulur në një tavolinë me foton e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut dhe kishin një shishe vere të printuar, e prezantuar si ‘shishja 33 mijë euro’.
Ata kërkuan dhe 'zgjedhje të reja pa Ramën' me qeveri teknike.