SYRI TV/ Foltorja e opozitës para kryeministrisë, Berisha detaje nga takimi Rama-Balluku! 60 mesazhe me Evis Berberin

Në foltoren para Kryeministrisë, lideri i opozitës Sali Berisha lëshoi akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për afera të rënda korruptive. Berisha zbardhi detaje të reja nga takimi 7-orësh në Kryeministri mes Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, ku zbuloi se në dosje gjenden 60 mesazhe mes kryeministrit Rama dhe ish-drejtorit të Rrugëve, Evis Berberi. I porsakthyer nga Brazili, ku u zgjodh zv.president i CDI-së, Berisha tha se në këtë betejë demokratët nuk janë vetëm dhe theksoi se Edi Rama krahasohet me narkodiktatorët më të urryer në botë.

Nga SYRI TV

Partia Demokratike ka zhvilluar foltoren e radhës para Kryeministrisë në shenjë proteste ndaj dhunimit të fjalës së opozitës në Parlament, si dhe aferave të rënda korruptive që kanë përfshirë qeverinë e Edi Ramës.

Protestës u bashkua edhe lideri i opozitës, Sali Berisha, i porsakthyer nga Brazili, ku u zgjodh zv.president i CDI-së, organizatës më të madhe në botë të partive të qendrës së djathtë.

Duke folur për aferat e zv.kryeministres, Berisha zbardhi detaje të reja nga takimi 7-orësh në Kryeministri mes Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, ku zbuloi se në dosje gjenden 60 mesazhe mes kryeministrit Rama dhe ish-drejtorit të Rrugëve, Evis Berberi.

I kërkoi të japë dorëheqjen. 

Jo, nuk jap dorëheqjen se pastaj do shkoj në burg.

Kjo aludon se Rama nuk po i del zot.

Po ç’t’u bëj atyre mesazheve që ke bërë ti, i thotë Rama.

Mesazhet, ia kthen ajo, çfarë flet ti, po mesazhet e tua në dosje janë më shumë të këqija se të miat.
..................................

Ti, jo mesazhet që më ke dërguar mua, po mesazhet që i ke dërguar Evis Berberit. Ke 60 mesazhe të Evis Berberit në dosje, të cilat tregojnë se ke diktuar çdo gjë.

... Gjatë debatit i kërkoi: po ja, duhet tani të paktën të shkojë qeveria në Gjykatë Kushtetuese.

Jo, i tha ky, do shkosh vetë.

Si përfundim, sot ka dërguar Edi Rarma në Gjykatë Kushtetuese.

Ai që mendon se Edi Rama po e bën për njerëzi ndaj Lubisë, ai mendon një budallallëk, një gjë të paimagjinueshme.

Absolutisht e bën vetëm për veten e tij.

Po ama, të themi të vërtetën, në Ankara ajo nuk shkonte dot për tunelin e Llogarasë.

E mori Rama me vete. Sepse nuk shkon kryeministri pas ministres, shkon ministrja aty ku shkon kryeministri.

Kështu që pazaret në Ankara i bëri Edi Rama.

Berisha tha se milionat e vjedhura në tunelin e Llogarasë nuk janë asgjë krahasuar me grabitjen e qindra million eurove dhe renditi disa nga aferat më të rënda korruptive të qeverisë.

Jemi i vetmi vend në botë që në një hark kohor 7-vjeçar janë shpenzuar 400 milionë euro për djegësin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Asnjë prej tyre sot nuk ekziston. 
AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës, në të cilin baxhanaku i tij ka fituar me dhjetëra e dhjetëra tendera.
Unaza e Madhe e Tiranës këto ditë mediat kanë publikuar lotin 4.
A e dini ju miq si loti 4 janë 14 lote, me të cilat Lubi Balluku me Edi Ramën e rritën kostot e ndërtimit të unazës në 450 milionë euro.

Berisha u ndal edhe dëmtimet e rënda që pësuan rrugët e ndërtuara nga qeverisja socialiste pas reshjeve të ditëve të fundit. Ai i krahasoi ato me rrugët e bëra gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, skarpatat e të cilave nuk lëvizin pavarësisht viteve.

"Kurse rrugët e Lubisë dhe të Ramës u shembën njëra pas tjetrës.
Se kur ndërtohet rruga, pjesa e madhe e investimit shkon me ngurtësimin, me mbrojtjen nga skarpata.
Skarpata është pjesë edhe më e rëndësishme se vetë rruga.
Urdhëro se çfarë ndodh tani.
Dhe ndodh pasi kanë katërfishuar çmimet." 

Berisha tha se në betejën kundër narkoshtetit të Edi Ramës, opozitarët nuk janë vetëm.

"Vij sot nga Brazili, nga San Paolo, për t’u garantuar ju se kemi miq më shumë se kurrë.
Se ju, demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë shqiptarë, në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm, por jemi me mbështetje të madhe dhe të fuqishme nga njerëzit e lire.

Ai nderim që më bëri internacionalja demokrate e qendrës, duke më zgjedhur në postin e lartë të zëvendëspresidentit të saj është nderim për sakrificat tuaja, është nderim për qëndresën tuaj, është nderim për guximin tuaj...." tha Berisha.

Duke folur për asamblenë e CDI-së në Brazil, Berisha theksoi se Edi Rama krahasohet me narkodiktatorët më të urryer në botë.

Në axhendën e punimeve të asamblesë së përgjithshme të CDI, një vend qendror zinte Shqipëria, narkodiktatura e Edi Ramës, të cilën e denoncuan dhe e dënuan duke filluar nga presidenti i CDI, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, sekretarja e përgjithshme e PPE dhe një seri oratorësh të tjerë.

Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë. Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit.

Berisha tha se kjo foltore e permbush misionin esaj vetëm kur shqiptarët të largojnë këta hajdutë nga qeveria.

"Ne do mblidhemi këtu, ky është sheshi ynë, ky është sheshi i lirisë.
Do e çlirojmë edhe atë ndërtesë.
Erdhëm këtu për t’i qëndruar armikut përballë.
Erdhëm këtu për t’i futur tmerrin hajdutit.
Erdhëm këtu për t’i thënë hajdutit qërohu.
Erdhëm këtu për të mos ikur kurrë nga ky shesh pa fitoren.
Çdo shqiptar duhet ta dijë këtu se ky shesh, kjo foltore përmbush misionin e saj vetëm kur shqiptarët të largojnë këta hajdutë nga qeveria'