VIDEO/ Ernest Muçi zhbllokohet në Turqi, shënon dygolësh për Trabzonsporin në një moment kritik

Ernest Muçi ka gjetur më në fund golat e tij të parë në Superligën turke me fanellën e Trabzonsporit. Sulmuesit shqiptar i është dashur të presë disa javë, por realizimet e tij vjen në një periudhë të ndjeshme për skuadrën, e cila po lufton për të mos humbur terren në garën për titull.

Në sfidën e sotme në transfertë kundër Istanbul Basaksehir, Trabzonspori hasi sërish vështirësi. Vendasit arritën të mbyllnin pjesën e parë në avantazh, edhe pse mbetën me 10 lojtarë pas përjashtimit të Ebosele-s.

Në minutën e 63-të, trajneri vendosi t’i japë më shumë shpirt repartit ofensiv duke hedhur në fushë Muçin. Hyrja e tij solli menjëherë energji të re. Fillimisht, Trabzonspori barazoi me penallti dhe më pas ishte pikërisht fantazisti shqiptar që ndryshoi fatin e takimit.

Muçi u gjend në momentin e duhur në zonë dhe shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer një asist nga krahu i majtë, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë dhe të fuqishme. Një gol i rëndësishëm si për lojtarin, ashtu edhe për Trabzonsporin në këtë fazë të sezonit.

Goli i Muçit

Por në minutën e 101-të, Muçi realizoi dhe golin e dytë dhe të katërt për Trabzonsporin, duke i dhënë një fitore dramatike 4-3 në frymën e fundit.

Golii dytë i Muçit