Rama e Balluku 'shfaqen' në bulevard me shishe vere 33 mije euro/ Gjetja e veçantë e protestuesve
Mijëra qytetarë janë mbledhur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në foltoren e organizuar nga opozita përballë ‘pallatit të krimit’.
Dy protestues kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe qytetarëve me një detaj ironik.
Ata ishin ulur në një tavolinë me foton e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut dhe kishin një shishe vere të printuar, e prezantuar si ‘shishja 33 mijë euro’.
Gjetja e protestuesve u interpretua si një mesazh satirik ndaj qeverisë, duke krahasuar luksin e supozuar të zyrtarëve me realitetin e vështirë ekonomik të shumicës së qytetarëve.