Pedofili që mbante 137,000 foto nudo të fëmijëve lirohet nga burgu

Një pedofil të cilit ju gjetën më shumë se 137,000 imazhe të pahijshme të fëmijëve  është liruar nga burgu për shkak se dëshiron të krijojë një familje, raporton "The Telegraph"
Richard Arrowsmith u përball fillimisht me pesë vjet burg, por iu dha një dënim me kusht, pasi i ka thënë një gjykatësi se donte "të bëhej baba".
41-vjeçari u arrestua pasi policia gjeti  4,336 video pornografike dhe 137,000 imazhe nudo të fëmijëve.
 Zyrtarët bastisën shtëpinë e tij dhe konfiskuan një kompjuter, një hard disk të jashtëm, laptopin, telefonin celular dhe USB-ne më 19 prill të këtij viti, prej të cilave gjetën dhe materialet e sipërpërmendura.
Këto janë krime pa viktima sigurisht, por theksojmë se nxisin abuzime serioze seksuale ndaj fëmijëve, nganjëherë shumë të vegjël./SYRI.net/