‘Shkatërrohet godina shtetërore në Gjirokastër, dokumente të hedhura ngado’/ Aktivisti denoncon degradimin

Aktivisti Emin Kokalari, ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me një ngjarje skandaloze në Gjirokastër, ku godina shtetërore 'ADISA' është shkatërruar totalisht, me dyer të shpërthyera, dokumente publike të hedhura ngado.

Nga video e postuar në Instagram nga aktivisti Kokalari, dallohen dëmtimet e shumta të godinës, dokumenta të shpërndarë në të gjithë territorin e jashtëm të godinës, si dhe një kënd lojërash për fëmijë, i kthyer në vend për konsumimin e drogërave.

‘Brenda godinës janë shkatërruar dhe ndoshta vjedhur pajisje elektronike të blera me lekët tanë publikë! Një dëm ekonomik, moral i pafalshëm si ligjërisht ashtu dhe moralisht! Në krah të saj, këndi i lojërave për fëmijë është kthyer në një vend të errët, të pasigurt, pa higjienë dhe me konsum droge sistematike. Ndodh pikërisht aty ku duhej të ishte gëzimi i vogëlushëve. E gjithë kjo ndodh vetëm pak metra larg Policisë së Gjirokastrës! Si është e mundur të tolerohet ky degradim?’, shkruan Kokalari.

Postimi i plotë:

Në zemër të Gjirokastrës ka ndodhur një situatë e paprecedentë që të trondit! Qendra e qytetit ngjan me një skenë apokaliptike. Dokumente publike të hedhura kudo të dhëna të ndjeshme të qytetarëve në mes të rrugës, një rrezik real për privatësinë dhe sigurinë e të gjithëve!

Brenda godinës janë shkatërruar dhe ndoshta vjedhur pajisje elektronike të blera me lekët tanë publikë! Një dëm ekonomik, moral i pafalshëm si ligjërisht ashtu dhe moralisht!

Në krah të saj, këndi i lojërave për fëmijë është kthyer në një vend të errët, të pasigurt, pa higjienë dhe me konsum droge sistematike. Ndodh pikërisht aty ku duhej të ishte gëzimi i vogëlushëve.

E gjithë kjo ndodh vetëm pak metra larg Policisë së Gjirokastrës! Si është e mundur të tolerohet ky degradim?

Edhe më e frikshme është heshtja e mediave një heshtje që i bën bashkëfajtore në krim! A thua s’ka njeri që e sheh çfarë po ndodh?

Ndërsa qytetet e tjera festojnë… Gjirokastra po kthehet në një qytet horror Faliment institucional, moral dhe kulturor në mes të jugut të Shqipërisë

Gjirokastra ka rënë… dhe nëse heshtim, bie përgjithmonë!