VIDEO/ Festë me shqiponjë në Championsin aziatik, futbollisti shqiptar shënon gol fantastik

Futbollisti shqiptar, Regi Lushkja, ka realizuar një gol fantastik, ndërsa Traktori po mat forcat me Nasaf Qarshin në Champions-in aziatik.

Ishte minuta e 17-të, kur në kufijtë e zonës Lushkja gjuajti duke dërguar topin në rrjetë.

https://streamin.link/v/450a4e5d

Sfida është e vlefshme për raundin e pestë. Ekipi iranian i Traktorit ka bërë mjaft mirë deri tani në këtë kompeticion.

Nga katër ndeshjet e para numëron 8 pikë dhe synon të shtojë të tjera, për të qenë ndër vendet e para.

Vetë Lushkja e kishte golin e dytë në Champions-in aziatik.