VIDEO/ Aksident në Lezhë-Milot: Një nga makinat përfundon në kanalin me ujë, plagosen dy persona
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë pranë kryqëzimit të Rrilës, përgjatë superstradës Lezhë-Milot.
Sipas raportimit nga gazetari i Syri TV, si pasojë e përplasjes, një nga automjetet ka përfunduar i përmbysur në kanal.
Të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.