VIDEO/ Raportohen të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar se kanë ndodhur gjatë paradites së sotme në Vlorë, në zonën e ‘plazhit të vjetër’.

Sipas burimeve për SYRI-n, deri tani nuk raportohet për të plagosur.

Pas njoftimit, Policia e Vlorës po kontrollon zonën duke ngritur pika kontrrolli.