U zgjodh nënkrytar i CDI/ Zyra e organizatës poston foton e Berishës me kreun e CDI Andrés Pastrana Arango
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit më të madh në botë të partive të qendrës së djathtë, CDI, në San Paolo të Brazilit
Ndërkohë Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë është zgjedhur nënkryetar i “Christian Democrat International” (CDI), këtij Bashkimi të madh të partive të qendrës së djathtë.
Ndërsa në rrjtet sociale të CDI janë publikuar foto nga takimi i madh i Brazilit ku edhe u morën vendime të rëndësishme siç ishte rezoluta për narkoshtetin e Tiranës.
Aty është postuar edhe fotoja e pjesmarrësve në Komitetin Ekzekutiv dhe Asamblesë së Përgjithshme Statutore IDC-CDI.
Ndërkohë në faqen kryesore ka edhe një foto të kreut demokrat Berisha me kreun e rizgjedhur të kësaj organizate te madhe politike Andrés Pastrana Arango, ish-president i Kolumbisë.
Berisha ishte i shoqëruar në këtë eveniment botëror nga deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi.