Presidenti i Forumit botëror ‘Crans Montana’, Jean-Paul Carteron, uron Sali Berishën për zgjedhjen Zv.president i CDI

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI (The Centrist Democrat International), Unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë.

Zgjedhja e Berishës përfaqëson një njohje të rëndësishme për politikën shqiptare. Lideri i opozitës bëhet kështu pjesë e drejtimit të një organizate që bashkon partitë kryesore konservatore dhe kristiano-demokrate në botë, kanë shkruar mediat botërore, njofton gazeta zvicerane në shqip, LeCanton27.ch.

Zgjedhja e z.Berisha në krye të CDI është mirëpritur dhe uruar jo vetëm nga personalitete të insitucioneve shqiptare në Ballkan dhe Evropë, por edhe nga personalite të shumta botërore. Një urim nga Zvicra sot i ka dërguar edhe Presidenti i Forumit botëror ‘Crans Montana’, ambasadori Jean-Paul Carteron, i cili e ka mirëpritur zgjedhjen e tij në këtë pozicion të rëndësishëm brenda federatës politike ndërkombëtare.

Carteron: Jam mirënjohës ndaj  zotit Berisha që më prezantoi me Presidentin Rugova të cilin e mbështeta në përpjekjet e tij për paqe deri në vdekje!

Në urimin e ambasadori zviceran z.Carteron dërguar z.Berisha, fillimisht thuhet se ‘Forumi Crans Montana’ mirëpret zgjedhjen e Presidentit Berisha në këtë pozicion të rëndësishëm brenda federatës politike ndërkombëtare të partive të përafruara me ideologjinë e tij. Pata mundësinë ta takoja për herë të parë në vitin 1992. Isha duke marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të parë demokratik të Shqipërisë. Isha i kënaqur dhe mbetem mirënjohës ndaj tij që më prezantoi me Presidentin Rugova në atë rast, të cilin e mbështeta në përpjekjet e tij për paqe deri në vdekjen e tij.

Që atëherë, Presidenti Berisha ka marrë gjithmonë një ftesë për të marrë pjesë në Forumet Crans Montana, ku ai është i mirëpritur, siç janë të gjithë udhëheqësit e partive politike dhe anëtarët e qeverive nga e gjithë bota…’, ka shtuar z.Carteron.