E dehur në timon/ 43-vjeçarja në Tiranë arrestohet pasi përplasi dy makina të parkuara
Një 43-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se në gjendje të dehur, ka përplasur me makinë dy automjete të parkuara.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Tiranë.
“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-A. V., 43 vjeçe, pasi dyshohet se me automjetin të cilin e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara.”, sqaron policia.