Hansi Flick vlerëson impaktin e stadiumit të ri të Barçës, ndjesia rikthimit në ‘Camp Nou’
Hansi Flick analizoi ndeshjen kundër Atletik të Bilbaos duke mos e fshehur kënaqësinë e fitores dhe në të njtën kohë, duke folur me superlative për skuadrën e tij ashtu dhe për rikthimin në “Camp Nou” dhe tifozerinë, e cila e mbështeti vazhdimisht. “Jam shumë i lumtur. Gjithçka shkoi mirë sepse e kontrolluam ndeshjen dhe shënuam golat në momentet e duhura. Ishte shumë e rëndësishme të mos pësonim gola, por gjëja më e rëndësishme është të fitonim ndeshje. Kjo është mënyra e të luajturit”, ka shpjeguar në fillim të fjalës së tij trajneri i Barcelonës.
Më pas edhe pse e ka vlerësuar kundërshtarin ai është shprehur se të paktën në këtë 90 minutësh gjerat kanë shkuar për mrekulli për Barcelonën. “E dimë që Atletik bën presion të lartë, ata luajnë së bashku dhe janë të organizuar mirë.
Rikthimi në ‘Camp Nou’ ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme dhe, për më tepër, fituam. Nuk ishte e lehtë, por gjithçka shkoi mirë dhe jemi shumë të lumtur.
Jemi të lumtur që mbajtëm portën të paprekur, shënuam katër gola dhe morëm tre pikët”.