Pas sulmit nga SPAK, Artan Hoxhën nuk e lë rehat as policia greke. E shpallin ‘Non Grata’
Ditën e djeshme, gazetari Artan Hoxha ka udhëtuar në drejtim të Kakavijës me qëllim për të shkuar në Janinë, por autoritetet policore të pikës kufitare greke, nuk kanë lejuar futjen e tij në Greqi, duke i komunikuar një vendim që ndalonte zyrtarisht hyrjen e tij në teritorin helen.
‘Non Grata’ ndaj Hoxhës motivohet për qëndrimet e tij ndaj çështjes ‘Beleri’ dhe ngjarjeve në fshatin Bularat.
Vendimi ndaj Hoxhës është marrë që në fillim të vitit 2024, në kohën kur Fredi Beleri kandidonte për eurodeputet me Nea Dimokratia. Hoxha ka denoncuar prej vitesh aktivitetin e Belerit, përfshirë Masakrën e Peshkëpisë, çështjet e varrezave greke, zhvarrimet e fshatarëve të Kosinës dhe rolin e strukturave nacionaliste greke si MAVI.
Ai ka publikuar materiale dhe investigime që tregojnë përfshirje të elementëve grekë në ngjarje të rënda kundër interesave shqiptare. Gjithashtu ka bashkëpunuar me media greke gjatë fushatës së 2024-s duke ekspozuar lidhjet e Belerit me kriminelë shqiptarë që ai ndihmonte t’i shmangeshin drejtësisë greke.
Ky është rasti i përsëritur, që ndodh me vendimarjet e policisë Greke ndaj gazetarëve shqiptarë.