Situata në Fier stabilizohet, ujërat në tokat bujqësore vazhdojnë të tërhiqen
Sipas strukturave vendore të Mbrojtjes Civile dhe Salles Operative të DVP Fier, deri në këto momente nuk ka raportime për situata problematike në territor. Megjithatë, situata në terren mbetet delikate, ndërsa banorët kërkojnë më shumë vëmendje dhe veprime konkrete.
Prurjet në lumenjtë Vjosë, Seman dhe Shkumbin kanë rënë dhe aktualisht janë kthyer në shtratin e tyre normal.
Autoritetet thonë se vijon monitorimi i situatës, ndërsa fermerët apelojnë për ndërhyrje më efikase për të shmangur dëme të mëtejshme.