SYRI TV/ Nuk mund të ikë jashtë - Zbardhet vendimi i GJKKO për zëvendësen e Ramës, Belinda Balluku
Syri Televizion ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila la në fuqi vendimin për zv/kryeministren Belinda Balluku. Gjyqtari Erjon Çela vendosi që masat për zv/kryeministren të rrinë në fuqi, ato të pezullimit nga postet publike dhe ndalimi i daljes jashtë vendit. Nga dosja duket qartë se Belinda Balluku koordinonte çdo procedurë për dy tenderat që akuzohet atë të tunelit të Llogarsë dhe Unazën e Madhe të Tiranës. Ajo urdhëron fituesit por dhe kur duhet të shpallen tenderat dhe fituesit.
Syri tv
Pas një seance maratonë të zhvilluar të shtunën Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi vendimin për Zv/kryeministren dhe ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku për pezullimin e saj nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit. Gjyqtari Erjon Çela ka argumentuar se në fazën ku është hetimi i Ballukut është e arsyeshme që masat ndaj saj të rrinë në fuqi. Gjithashtu është konfirmuar masa e ‘Arrestit të shtëpisë’ dhe për dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. Belinda Balluku akuzohet nga prokuroria e Posaçme për ‘Shkelje të barazisë në Tendera’ në më shumë se një herë kryer në bashkëpunim.
Belinda Balluku akuzohet nga SPAK se së bashku me disa nga vartësit e saj ka paracaktuar fituesin e tenderit për tunelin e llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Në një pjesë të bisedave të përftuar nga telefoni Berberit duket qartë se urdhërat jepen nga Belinda Balluku.
PJESE NGA DOSJA
Në datën 01.10.2021, në orën 10:47, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin Belinda Balluku:‘Bëhu gati për unazat të hënën në mëngjes”.
Në orën 10:48, Evis Berberi: “Njoftimin? Apo inspektim”. Në orën 10:48, Belinda Balluku: “Njoftimin more”.
Në orën 10:48-10:49, Evis Berberi: “Jo sot në darke? S’ka ndryshim?”.
Në orën 10:49, Belinda Balluku: “A do t’i nxjerrësh në darkë sot? Shumë mirë por do të të them”.
Në orën 10:50, Evis Berberi: “Ok po pres po më duhen 3 orë kohë nëse ka ndryshime”. Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Asnjë ndryshim”.
Në orën 10:52, Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Thjeshtë të bëj këngën por jam në Kukës”.
Në orën 16:12 Evis Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkës”.
Në orën 21:18, Evis Berberi: “Të vazhdojmë apo të presim për nesër”.
Në orën 21:31-21:32, Belinda Balluku: “Jo, të mërkurën ikni shijoni fundjavën merruni me punë serioze. Ke një plehre aty që flet”.
Në orën 21:33, Evis Berberi: “Çfarë ka dalë? Ok të mërkurën”.
Në datën 05.10.2021, në orën 12:50, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin
Evis Berberi “Ka ardhur Stop dhe kërkon informacion për procedurën e prokurimit Loti 1 (Shqiponja). I thamë bëj kërkesë me shkrim të marrësh përgjigje e bëri, kërkojnë të dinë nëse është shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nëse nuk është shpallur pse jo? Bënë dhe një kronikë jashtë dhe ikën”.
Në orën 12:50-12:51, Belinda Balluku: “Të plasi trapi! Bëj punën dhe zbato ligjin. Kur të të vi ty afati i përgjigjes, do kesh mbaruar me procedurat. Nesër publikoi të gjitha në darkë`.
Por teksa gjykata la në fuqi masat nga Zv/kryeministres, Belina Balluku dhe vartësve të saj, qeveria dhe kryeministri Edi Rama kanë vendosur që këtë vendim t’a çojnë për interpretim në kushtetuese. Sipas kryeministrit Rama ky vendim i GJKKO është marrje kompetencash e këshillit të ministrave dhe e ka cilësuar si një rast të paprecedentë.