Sarandë/ Përmbytjet dëmtojnë urën e Metoqit, e pakalueshme për banorët

Ura e Metoqit në Sarandë ka pësuar dëmtime të rënda pas përmbytjeve të ditëve të fundit. Ura shërben për lidhjen e zonës bujqësore të fushave të Metoqit, ku ndodhen edhe disa magazina bujqësore dhe shtëpi banimi.

Forcat e emergjencave civile kanë inspektuar urën për të parë nga afër dëmtimet dhe mundësitë e rikonstriksionit sa më të shpejt. Siç shihet edhe nga pamjet ura ka marrë dëmtime të shumta duke e bërë të pakalueshme pasi rrezikon jetën e banorëve.