VIDEO/ Malësia e Krujës mbulohet nga bora

Si pasojë e uljes së temperaturave gjatë natës, malësia e Krujës është mbuluar nga bora.

Fshatrat Shkreta, Qafshtama dhe zona të tjera janë zgjuar sot të mbuluara nga petku i bardhë i dëborës.

Niveli i dëborës në zonat malore arrin deri në 10 cm. Për momentin, përveç mungesës së energjisë elektrike në disa zona, nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo problematika të tjera në qarkullim.

Në ultësirën e rrethit Krujë, reshjet e shiut vijojnë, por nuk kanë shkaktuar problematika. Kanalet kulluese janë me prezencë uji, pasi nuk kanë ku të shkarkojnë, ndërsa lumi Ishëm ka patur fryrje, por niveli mbetet brenda normave të sigurta.

Autoritetet lokale vijojnë monitorimin e situatës për të garantuar qarkullim dhe siguri për banorët.