Xhaferri:Sali Berisha, zgjidhet zv.President i CDI ndërsa Rama përmendet si kreu i narkoshtetit të parë në Evropë

Kreu I FRPD Besart Xhaferri ka reaguar me një shënim në faqen tij në facebook ku komnton gjendjen ku ndodhte shtetit shqiptar që sipas tij është nerkoshteti i parë në Evropë i krijuar nga Rama.

Ndërsa kujton në postimin e tij se Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur zëvendëspresident i CDI-së, unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë, ku aderojnë rreth 115 forca politike nga mbarë globi.

Mesazhi:

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur zëvendëspresident i CDI-së, unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë, ku aderojnë rreth 115 forca politike nga mbarë globi.

Në Sao Paulo të Brazilit u zhvilluan punimet e Asamblesë së CDI-së, ku u zgjodhën Presidenca dhe drejtuesit e rinj të organizatës, mes të cilëve edhe lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në Presidencën e CDI nga Evropa, bëjnë pjesë Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković, ish-kryeministri i Sllovenisë Janez Janša dhe Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán.

Ndërkohë, Sekretar i Përgjithshëm i CDI-së është zgjedhur Antonio López-Istúriz Ëhite, ndërsa President i CDI-së u rizgjodh Andrés Pastrana.

Ky konsiderohet një lajm i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, në një kohë kur kreu i qeverisë, Edi Rama, përmendet në mediat  ndërkombëtare si kreu i narkoshtetit të parë në Evropë.