Shtypi 30 dele dhe u largua nga vendi i aksidentit, procedohet 28-vjeçari nga Kopliku

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit D. K., 28 vjeç, banues në Koplik.

Ky shtetas, mbrëmjen e kaluar, duke drejtuar automjetin e tij në fshatin Vukpalaj, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë ka shtypur 30 bagëti të imta (dele). Pas aksidentit, ai është larguar pa njoftuar autoritetet.

Për këtë ngjarje, ndaj tij ka nisur procedimi penal për veprat “Shkatërrim i pronës nga pakujdesia” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Policia vijon veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.