Zbardhet Librazhdi/ Stërblev, Qarrishtë dhe Marat nën petkun e parë të dëborës

Reshjet e para të borës kanë zbardhur zonat malore të Librazhdit, duke krijuar një panoramë të bardhë në fshatrat Stërblev, Qarrishtë dhe Marat.

Pavarësisht reshjeve, të cilat kanë nisur me intensitet të ulët, të gjitha akset kryesore rrugore mbeten plotësisht të kalueshme.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se deri më tani nuk janë raportuar probleme në qarkullimin e automjeteve, ndërprerje të qarkullimit apo situata emergjente.