Reshje shiu dhe dëbore në Dibër, rënie gurësh në Mat
Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të sotëm në territorin e Qarkut Dibër. Pavarësisht motit të paqëndrueshëm, në Bashkinë Dibër nuk janë raportuar problematika apo dëme.
Ndryshe paraqitet situata në Bashkinë Mat, ku në disa akse rrugore ka pasur rënie gurësh dhe inertesh. Falë ndërhyrjes së kompanive kontraktuese, rrugët janë pastruar dhe qarkullimi është normalizuar.
Ndërkohë, në zonat mbi 1,000 metra lartësi, reshjet kanë qenë në formë dëbore gjatë natës, por pa shkaktuar probleme apo bllokime. Institucionet vijojnë monitorimin e situatës meteorologjike në gjithë qarkun.