VIDEO/ Fier - Fshati Belinë nën ujë, regjistrohen dëme të konsiderueshme

Kjo që shihni në pamje, është situata në fshatin Belinë në Seman të Fierit.

Një sipërfaqe e konsiderueshme me toka bujqësore janë përmbytur, duke shënuar kështu edhe dëme të konsiderueshme për banorët.

Gjithashtu, dëme raportohen edhe në banesat e tyre, ku ka vërshuar uji gjatë ditës së djeshme por dhe gjatë natës.