Vijojnë reshjet në Qarkun Shkodër: Mungesë energjie në Vaun e Dejës dhe reshje dëbore në Pukë

Strukturat vendore raportojnë se situata në territorin e qarkut Shkodër këtë të diel paraqitet përgjithësisht e qetë, pavarësisht reshjeve të shiut dhe dëborës gjatë natës. Më poshtë përditësimi sipas bashkive dhe institucioneve përgjegjëse:

1. Bashkia Shkodër

Situata paraqitet e qetë.

Nuk raportohen probleme me furnizimin me energji elektrike.

Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, por deri tani nuk janë evidentuar problematika.

2. Bashkia Malësi e Madhe

Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar.

Nuk raportohen probleme nga territori i bashkisë.

Në rrugën e dëmtuar mbi përroin e thatë, në fshatin Kamicë (Nj.A. Qendër), sot është planifikuar hedhja e disa kamionëve me zhavorr për përmirësimin e qarkullimit.

3. Bashkia Vau Dejës

Reshjet kanë vijuar gjatë natës dhe vazhdojnë edhe aktualisht me intensitet mesatar.

Në fshatrat e njësive administrative Vig-Mnelë dhe Shllak ka mungesë të energjisë elektrike.

4. Bashkia Pukë

Në këtë bashki vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar.

Deri në këto momente nuk raportohen problematika.

5. Drejtoria e Drainazhit Lezhë (për territorin e Shkodrës)

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë rreth 35 mm reshje shiu.

Kanale kulluese, argjinaturat dhe diga e rezervuarit Shkodër funksionojnë normalisht.

Nivelet e ujit në lumenjtë Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe prurjet e përrenjve kryesorë janë poshtë kuotave të rrezikut.

Hidrovoret e Velipojës (Vilu & Cas) janë në funksion të plotë.