VIDEO/ Reshjet e dëborës zbardhin Juglindjen e vendit

Në qarkun e Korçës janë shënuar reshjet e para të borës për këtë sezon. Reshjet kanë rënë kryesisht në zonat malore të Dardhës, Vithkuqit dhe Shtyllës, në lartësi mbi 1000 metra.

Sipas informacioneve nga terreni, në aksin e Dardhës bora është prezente që nga kilometri i 9, ndërsa kontraktorët e mirëmbajtjes rrugore ndodhen në vendngjarje për të monitoruar dhe garantuar qarkullimin normal të mjeteve.

Aktualisht situata paraqitet e qetë, reshjet janë me intensitet të ulët dhe nuk raportohet për probleme në qarkullimin e automjeteve. Autoritetet vijojnë ndjekjen e situatës dhe janë në gatishmëri për çdo ndryshim të kushteve atmosferike.