Deputetët e PD takim në Laprakë: Analizë për farsën e 11 majit dhe forcim i strukturave lokale
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, së bashku me kolegët e tij, Elda Hoti, Isuf Çela dhe kryetarin Shkëlzen Mustafaj, zhvilluan një takim të rëndësishëm me strukturat drejtuese të PD në zonën e Laprakës, Tiranë.
Takimi u fokusua në analizimin e farsës elektorale të 11 majit, evidentimin e shkeljeve dhe forcimin e riorganizimit të partisë në territor, duke dëgjuar edhe sugjerimet e anëtarëve dhe duke diskutuar iniciativat qytetare për të përballuar qeverisjen aktuale.
Reagimi i deputetit të PD, Xhelal Mziu:
Sot bashkë me kolegët Elda Hoti, Isuf Çela dhe kryetarin e PD Shkelzen Mustafaj kishim një takim të rëndësishëm me strukturën drejtuese të PD në Njësinë Administrative Laprakë, Tiranë
Do të analizojmë me detaje zgjedhjet e 11 majit, seksion më seksion dhe grupseksion më grupseksion, për të evidentuar çdo shkelje dhe për të forcuar riorganizimin e PD në territor.
Do të dëgjojmë çdo sugjerim të anëtarëve tanë, sepse çdo zë opozitar sot është më i domosdoshëm se kurrë.
Qëllimi ynë është i qartë: të organizojmë Partinë Demokratike si alternativën e vetme që i përballon dhe i sfidon një regjimi të korruptuar.
Diskutuam edhe për foltoren qytetare para Kryeministrisë, si reagim ndaj:
Parlamentit të delegjitimuar,
Zgjedhjeve të manipuluara,
Një qeverie më të korruptuar se kurrë, që duhet të japë llogari para drejtësisë.
Sot Shqipëria ka nevojë për një frymë të re:
Shpresë për qytetarët,
Mundësi për të rinjtë,
Rikthim të Diasporës,
Evropën këtu, jo në emigracion.
PD është e vetmja forcë që mund t’i japë fund kësaj batërdie qeveritare dhe të rikthejë besimin tek shteti dhe demokracia.
Faleminderit strukturave të Laprakës për energjinë, vendosmërinë dhe angazhimin e tyre të palëkundur.
Bashkë do ta sjellim ndryshimin.