Barcelona e inauguron ‘Camp Nou’-n e ri me ‘poker’ golash

Barcelona ka arritur një fitore të thellë 4-0 ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të xhiros së 13-të të La Ligës, duke rikthyer dominimin në kampionat.

Katalanasit dominuan në ndeshjen e parë në “Camp Nou”-n e rinovuar dhe shënuan katër herë, me Robert Lewandowskin që hapi ndeshjen me gol në minutën e 4-t.

Ferran Torres shënoi dy herë, duke realizuar një gol në minutën e 45+3’ dhe një tjetër në minutën e 90-të, ndërsa Fermin Lopez shënoi edhe ai për 4-0 vetëm tri minuta pas pushimit.

Me këto tri pikë, Barcelona ngjitet në vendin e parë të tabelës së La Ligës, duke barazuar pikët me Real Madridin, por me një ndeshje më shumë.