SYRI TV/ Osumi del nga shtrati, evakuohen 5 banesa, banorët: Na mori lumi shtëpitë e kafshët

Dalja nga shtrati i lumit Osum ka bërë që 5 banesa të evakuohen. banorët shprehen se dëmet ekonomike janë të konsiderueshme ndërsa bëjnë thirrje për ndihmë nga shteti. Në fshatrat Arrëz e Çiflig 13 hektarë tokë vijon të jetë ende nën pushtetin e ujit.

SYRI TV

5 banesa janë evakuuar ndërsa dhjetëra të tjera janë përfshirë nga uji në lagjen "Dafinat" në bashkinë Dimal për shkak të daljes nga shtrati të lumit Osum.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në 5 banesat që u përfshinë nga uji deri në katet e tyre të para dhe të dyta. Banorët pohojnë se ju është shkatërruar gjithçka, të gjitha elektroshtëpiaket, orenditë e kuzhinës, mobiljet, pemtaria, kafshët shtëpiake ua mori lumi

Banorët i bëjnë apel për ndihmë shtetit, për të përballuar pasojat e fatkeqësisë natyrore.

Si pasojë e daljes nga shtrati të ujërave të lumit, rreth 13 ha toka bujqësore u përmbytën në fshatrat Arrëz dhe Çiflig të bashkisë Dimal, ku në disa zona,siç duket edhe nga pamjet filmike, uji është ende prezent.