Arbër Hoxha realizon dopjetë me Dinamo Zagreb, ëndërron titullin në Kroaci
Arbër Hoxha ka gjetur golin e radhës me Dinamon e Zagrebit. Sulmuesi i Kombëtares po kalon një sezon të shkëlqyer në Kroaci, ndërsa goli i tij i dha avantazhin e dyfishtë Dinamos kundër Varazdin.
Goli i parë i Hoxhës u shënua në minutën e 37-të, më pas llogaritë i mbylli në pjesën e dytë.
Për të tashmë janë pesë gola në kampionatin kroat, ndërsa ka asistuar edhe dy të tjerë.
Dinamo Zagreb vendoset 1 pikë pas Hajduk Splitit kryesues. Këto të fundit ndërkohë duhet të luajnë ndeshjen e tyre për javën e 14-të.