SYRI TV/ Rama kërcënon Gjykatën për Ballukun: Drejtësi e pavarur, por jo e papërgjegjshme

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar sërish gjykatën dhe SPAK për masat e dhëna në ngarkim të zv. kryeministres Belinda Balluku. Kryeministri Rama e cilëson vendimin, si papërgjegjshmëri, shkelje të kushtetutës dhe ndërhyrje të drejtësisë në pushtetin ekzekutiv. Kryeministri ka paralajmëruar se nëse drejtësia nuk njeh kufirin e pushteteve atëherë kushtetuta demokratike mbytet.

Në kohën kur zv.kryeministrja Belinda Balluku kërkoi 2 orë kohë nga gjykata që të njihej me aktet për pezullimin e saj nga detyra, kryeministri Edi Rama lëshoi një tjetër paralajmërim për Gjykatën Kundër krimit dhe Korrupsionit. Rama i vuri në dukje drejtësisë, se kanë shkelur në kompetencat e pushtetit të tij duke shkelmuar Kushtetutën. Paralajmërimin e tij, kryeministri e ilustroi me një fjalim të ish-Prokuror të Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Robert Xhekson.

‘Fjalët e tij të kumtuara në mes të shekullit të kaluar, mbeten udhërrëfyese për këdo që beson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues. Dhe po e ndaj sot me ju, fjalimin historik të Robert H. Xheksonit, sepse paralajmërimet e kryeprokurorit legjendar të Amerikës, njeriut që shkroi etikën moderne të prokurorit demokratik, tingëllojnë sot si të shkruara për neRobert H. Xheksoni i mësoi botës demokratike se kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet’, shkroi Rama.

Veç paralajmërimit për Drejtësinë, Kryeministri Rama ka theksuar, se pavarësisht gjithçkaje ai nuk ka ndërmend të reflektoj, do të vijojë të qeverisë vendin, si dhe ka sulmuar kritikët dje opozitën që i kërkojnë dorëheqjen.