'SPAK të hetojë dhe Ramën' Julian Hoxhaj për aferën e tunelit të Llogarasë: Balluku s'mund të vepronte pa kryeministrin

Përtej përgjegjësisë së ish-ministres Belinda Balluku, analiza e aferës së Tunelit të Llogarasë nxjerr në pah një emër kyç që deri më tani ka mbetur jashtë fokusit të hetimit të SPAK: Kryeministri Edi Rama. Argumenti kryesor që gazetari Julian Hoxhaj mbron në analizën e tij në studion e Syri TV  është se një projekt strategjik dhe me një kosto prej 200 milionë eurosh nuk mund të realizohet pa dijeninë, miratimin dhe firmën e kreut të qeverisë.

"Sa i takon akuzave të zonjës Balluku. Besoj se do të ketë rëndim të masave ndaj zonjës Balluku pasi po hetohen disa cështje paralelisht. Por nëse flasim në emër të përvecëm për zonjën Balluku bëjmë gabim. Sepse nuk është Balluku autori I vetëm I të gjitha aferave. Prandaj SPAK duhet të marrë nën hetim dhe kryeministrin Edi Rama. Pasi të gjitha këto vepra janë bërë jo vetëm me dijeni, autorizimin por dhe firmën e kryeministrit Edi Rama.

Nëse në tunelin e LLogarasë janë abuzuar gati 200 milionë patjetër që në këtë aferë ka firmën kryeministri Rama. Ai ka qenë kreu I delegacionit që ka takuar biznesmenët turq që fituan tenderin e Llogarasë."