Përmbytjet në Lezhë/ Gjekmarkaj: Vonesa për ndërhyrje ndaj banorëve të prekur, e pajustifikueshme!
Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për situatën e rëndë pas përmbytjeve në Qarkun e Lezhës.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, të shoqëruar dhe nga një video me pamjet e përmbytjeve, Gjekmarkaj thotë se zona të Lezhës mbetet e vështirë.
Teksa u ka bërë thirrje institucioneve lokale e qendrore për ndërhyrje, Gjemarkaj shton se çdo vonesë dhe çdo tentativë për të minimizuar hallin dhe dëmin e mijëra të përmbyturve, është e pajustifikueshme
Statusi
Situata me të cilën po përballen banorët e përmbytur në zona të Lezhës mbetet e vështirë. I ribëj thirrje institucioneve shtetërore që tu ofrojnë ndihmë të gjithë të dëmtuarve. Është e pajustifikueshme çdo vonesë dhe çdo tentativë për të minimizuar hallin dhe dëmin e mijëra të përmbyturve.