Reshjet e shiut dëmtojnë rrjetin e ujit të pijshëm në Kolonjë - Bashkia: Mos e pini!

Reshjet e dendura të shiut gjatë këtyre ditëve kanë dëmtuar rëndë rrjetin e ujit të pijshëm në Kolonjë.

Bashkia ka njoftuar qytetarët e saj, që të mos pinë ujë nga rrjeti, pasi nga analizat e kryera ka rezultuar prezencë ndotjeje mikrobike dhe fiziko–kimike.

Autoritetet bëjnë të ditur se uji i rrjetit nuk duhet të përdoret për konsum, deri në një njoftim të dytë.

Punonjësit e NJVKSH Kolonjë janë duke punuar për normalizimin e situatës, dhe çdo informacion i ri do të bëhet menjëherë i ditur për publikun.

Bashkia falenderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

NJOFTIMI
 Njoftim i rëndësishëm për qytetarët e Kolonjës

NJVKSH Kolonjë bën me dije se, si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, analizat e kryera mbi ujin e rrjetit të qytetit kanë treguar prezencë ndotjeje mikrobike dhe fiziko–kimike.

 Uji i rrjetit nuk duhet të përdoret për konsum
deri në një njoftim të dytë.

Po punohet për normalizimin e situatës dhe çdo informacion i ri do të bëhet menjëherë i ditur për publikun.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Bashkia Kolonjë