Sarandë/ Nis puna për mbylljen emergjente të argjinaturës së Bistricës së Madhe
Në Sarandë Në zonën e Çukës, ka filluar puna për mbylljen emergjente të argjinaturës së Bistricës së Madhe.
Reshjet e ditëve të fundit kanë prekur tokën bujqësore dhe familjet e zonës.
Ministria e Mbrojtjes informon se po monitorohet nga afër situata.
Në bashkitë e jugut, Sarandë, Delvinë, Konispol dëmet e shkaktuara janë të shumta.
-Në bashkinë Sarandë: Zona më e ngarkuar ka qenë në Çukë dhe fushat e Metoqit.
Uji nga çarja e argjinaturës është tërhequr ndjeshëm. Ndërsa po punohet për sistemimin nëpër çadra të 25 familjeve që kanë qenë në ujë në Çukë.
Edhe tek biznesi i pularisë “Butrinti” Farm në Çukë uji është tërherqur ndërsa sipas pronarit dëmet i pati të konsiderueshme. 2000 pula të mbytura dhe një sasi e madhe bazë ushqimore nën ujë.
-Në bashkinë Delvinë Në fshatin ne Vllahat rrezikojne dy banesa nga shkarja e dheut. Ujërat nga lumi Kalasë kanë rënë ndjeshëm.
-Në bashkinë Konispol Vetëm në fushat e Vrinës ka ende pak ujë.