Hansi Flik nuk e fsheh dëshirën:' Të stërvis Mesin? Pse jo, është lojtari më i mirë në botë'

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së së shtunës kundër Athletik të Bilbaos, duke theksuar se nuk është një ndeshjeje dosido. [fdsg] Barça kthehet në “Camp Nou” dhe për një fakt të tillë trajneriishte koshient. Bilbao është një kundërshtar i fortë. Këtë sezon në Ligën e Kampionëve kanë treguar potencial. Ata kanë shumë cilësi… Është një mundësi e mirë për të treguar se sa larg mund të shkojmë”.

Si është Lamin?

Ai ka punuar shumë këto dy javët e fundit dhe jam i kënaqur me atë që kam parë. Ky dëmtim ka uljet dhe ngritjet e veta, por mendoj se po ia del mbanë.

Çfarë do të thotë rikthimi i Rafinjës dhe çfarë po ndodh me Rashfordin?

Rashford kishte ethe enjten dhete premten. Lajmi i mirë është se Rafinja është rikthyer. Do të shohim nëse do të jetë në formë për dhjetë apo pesëmbëdhjetë minuta, apo pak më gjatë, por është mirë që është rikthyer.

Çfarë menduat për deklaratën e RFEF-së, e cila shprehu bezdi që Lamin qëndroi në Barcelonë?

E bëmë këtë, kaq. Jamali është lojtari ynë dhe ne kujdesemi për të. Mendoj se ishte vendimi i duhur që ai të qëndronte këtu, që nuk luajti me ekipin kombëtar. Ky dëmtim kërkon disiplinë dhe Lamin ka bërë shumë mirë gjatë këtyre dy javëve.

A mendoni se çështja duhet të zgjidhet në nivelin më të lartë, apo trajnerët duhet të flasin?

Tani jemi të përqendruar në katër javët e ardhshme, nëntë ndeshje. Kjo është puna jonë. Nuk do të shqetësohem për zhurmën. Ajo që dua është të jem i lumtur kur ai stërvitet me ne. Kaq është.

A mendoni se të luash në “Spotify” do t’i sjellë dobi ekipit?

Sigurisht, ne preferojmë të luajmë në “Camp Nou”. Kur u ngjita shkallëve ditën e seancës së hapur stërvitore dhe hyra në fushë, ishte një ndjesi fantastike. Mendoj se mund të na japë një shtysë. Këtu, tifozët janë më afër tribunave. Kemi pasur një lidhje të mirë me njerëzit në “Montjuic”, por ky është një stadium futbolli dhe presioni është më i madh.

Si po shkon rikuperimi i Pedrit? A mund të jetë i disponueshëm kundër Çelsit?

Nuk e di saktësisht. Duhet ta marrim hap pas hapi dhe të mos i bëjmë presion. Kjo do të ishte një qasje e keqe. Rimëkëmbja e tij po shkon mirë dhe do të kthehet së shpejti. Nuk e di nëse do të jetë kundër Chelseat apo në ndeshjen tjetër, por gjërat po ecin mirë.

A mund të kthehet Joan Garcia? Çfarë mendoni (për gazetarin)?

Joan do të luajë. Epo ok, ai ka të drejtë të luajë edh eke te drejtë të pyesësh.

Çfarë ndjeni për foton e Mesit në Camp Nou? A do të dëshironit ta stërvitnit atë?

Pse jo? Ai është lojtari më i mirë i dhjetë viteve të fundit, ose më shumë. Gjithmonë e kam vlerësuar futbollin e tij. Por ai është nën kontratë deri në vitin 2028, dhe imja deri në vitin 2027… Nuk mendoj se është një çështje për mua.

Do ta ndjejë mungesën e De Jong ekipi?

Do ta shohim nesër. De Jong, ashtu si Pedri, janë lojtarë që e zotërojnë topin dhe frymëzojnë besim me të. Por ne duhet ta menaxhojmë atë.