Lumi Vjosa del nga shtrati tek Ura e Mifolit, 14 banesa e dhjetra ha tokë të përmbytura në Novoselë
Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati në urën e Mifolit, në fshatin Novoselë, banesat afër lumit janë përmbytur.
Prej 48 orësh niveli i ujit në lumin e Vjosës është në nivele të larta.
Jemi në ditën e katërt të përmbytjeve dhe prurjet pritet të shtohen më shumë për shkak të prurjeve që vijnë nga Greqia pasi moti do të vijojë të jetë me reshje.
Dëmet janë të mëdha në qendrën administrative Novoselë, raporton gazetari i Syri Tv duke raportuar direkt nga Nosovela, Gentjan Këllçiu.
Në novoselë janë 11 banesa të përmbytura e 3 banesa janë përmbytur tek ura e Mifolit.
Rreziku më i madh janë në fshatrat Mifol, Fitore e Novoselë, Bishani.