Meta uron Ditën e Alfabetit: Rilindasit e vërtetë, vendosën gurin themeltar të bashkimit tonë kulturor!
Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Përmes një mesazhi urimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se Alfabeti, u shkrua me germa gjaku dhe sakrificë të madhe nga patriotët e kombit.
Sipas Metës, Rilindasit e vërtetë, term së cilës iu referua gjuhëtarëve pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, vendosën gurin themeltar të bashkimit tonë kulturor duke njëhsuar Alfabetin shqip dhe duke hapur rrugën drejt Pavarësisë.
‘Gjuha është themeli i çdo kombi, ndaj mbrojtja dhe kultivimi i saj është mbrojtje e vetë identitetit tonë kombëtar’, shkruan Meta.
Statusi
Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur, të shkruar me germa gjaku dhe sakrifica nga patriotët e kombit.
Nderim dhe mirënjohje Rilindasve të vërtetë, të cilët në Kongresin e Manastirit, vendosën gurin themeltar të bashkimit tonë kulturor duke njehsuar Alfabetin shqip dhe duke hapur rrugën drejt Pavarësisë.
Gjuha është themeli i çdo kombi, ndaj mbrojtja dhe kultivimi i saj është mbrojtje e vetë identitetit tonë kombëtar.
Lavdi të përjetshme Kongresit të Manastirit që i dha jetë Alfabetit tonë dhe përjetësoi gjuhën shqipe.